Dua Lipa i është gëzuar lajmit se filmi “Zgjoi” ka hyrë në listën e ngushtë për nominime në “Oscars”. Ajo hyri në Instagram dhe ndau një fotografi mbi të cilën shkroi: “Lajmi më i mirë për t’u zgjuar”.
Filmi “Zgjoi” i regjisores nga Kosova, Blerta Basholli ka shënuar sukses në kinematografinë ndërkombëtare.
Ky film ka fituar çmimet kryesore në Sundance Festival, dhe tani është në kategorinë e ngushtë me filma të huaj për edicionin e 94-të të “Oscars”, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.