Dua Lipa shfaqi për herë të parë talentin e saj në këndim duke marrë pjesë në një reklamë për X Factor 2013.
Ajo duket si e panjohur në klipin promovues, i cili u realizua kur Dua ishte vetëm 17 vjeç, njofton Klan Kosova.
Pas gjithë sukseseve që ka pasur viteve të fundit, shumë fansa kanë pyetur se si ajo nuk kishte arritur deri në finale në vitin 2013 dhe të mposhte Sam Baileyn.
Në reklamën një minutëshe, Dua mund të shihet duke kënduar në kopshtin e saj.

Ani pse nuk ishte e famshme, ajo edhe atëherë ishte shumë e bukur. Në reklamën në fjalë, ajo shihet me flokë të lidhura dhe e veshur me një bluzë të gjerë.
Kjo reklamë, siç shkruan Mirror, pjesë e së cilës është Dua Lipa u rishfaq me qëllim që të tregonte se pa marrë parasysh si janë fillimet, ekziston gjithmonë një shans që të bëheni yll i madh përmes X Factorit.
Ndryshe, Dua Lipës iu deshën edhe pesë vjet të tjera për t'u bërë kaq e njohur dhe e suksesshme.

●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.