Dua Lipa është parë e veshur me një pallto ngjyrë rozë të cilën e përshtati me xhupin ndërsa mbërriti në aeroportin LAX në Los Angeles, gjatë fundjavës.
Nëse nuk e dini, Këngëtarja 25 vjeçare ishte për pushime bashkë me miqtë në Meksikë, transmeton Klan Kosova.
Muajin e kaluar, artistja u paraqit në numrin e fundit të revistës Attitude ku foli për shëndetin mendor dhe për shumëçka tjetër.
“Për një periudhë të shkurtër, shëndeti im mendor u ngatërrua. Mendova se kur do të dalë në skenë do më filmojnë dhe do qeshin me mua”, ka thënë ajo.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.