Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Ellen DeGeneres Show”, ndërsa i është dhënë një mision që të vërë në lojë klientët e një dyqani.
Ajo ka realizuar një kamerë të fshehtë për emisionin e famshëm të Ellen, ku duhet t’u përshpëritë njerëzve të panjohur tekstin e këngëve të saj në formë bisede.
Për këtë lojë janë zgjedhur dy projektet më të suksesshme të Dua-s "New Rules” dhe kënga e fundit nga albumi i saj i dytë “Don’t Start Now”.
Pasi Dua i tha një gruaje se dashuria e saj e bën atë të ndjehet si askush tjetër, ajo u përshëndet me një fjali inkurajuese. “Këta janë njerëzit që dëshironi të jeni rreth e rrotull jush”, i tha një blerëse teksa përpiqej të largohej nga këngëtarja.
Ndërkaq, Dua theksoi se u argëtua tejet shumë ‘duke folur tekstin e këngëve të saj’ dhe se mezi pret të performojë këtë javë.
https://www.instagram.com/p/B7APFthhZ8J/
https://www.youtube.com/watch?v=yciIVK7n-7Q&feature=emb_title
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.