Këngëtarja kosovare, Dua Lipa, e ka fituar çmimin si artistja më e mirë britanike në ngjarjen më të madhe "Brit Awards".
Lipa tha se këtë çmim do ta ndajë me infermieren Dame Elizabeth Anionwu, profesoreshë e infermierisë në Universitetin e Londrës.
Dua Lipa bëri thirrje për një rritje page për stafin e NHS, duke thënë se është "shumë mirë të duartrokasim për ta, por ne duhet t'i paguajmë".
Para fitores së saj, Dua Lipa e veshur me një minifund të Union Jack - interpretoi një mix të hiteve të saj.
Ajo tha se dëshironte të bënte diçka ndryshe me performancën e saj, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
"Duke qenë përsëri në skenën e Brits, unë doja të bëja diçka ndryshe, diçka të veçantë, kështu që ka presion, por unë jam shumë e ngazëllyer... unë thjesht vendosa të shkoj atje me performancë".
https://twitter.com/BRITs/status/1392227381604233219
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.