21.01.2020 · përditësuar para 2358 dite1 min lexim
Këngëtares shqiptare siç duket po i ec shumë mbarë viti 2020, anise në vitin që lëmë pas nuk ishte shumë aktive përsëri shqiptarja ka arritur që me një këngë të zë vend në nominimet e çmimeve më prestigjioze.
Këngëtarja nga Prishtina ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram se është nominuar për dy çmime nga ‘NME Awards’ një garë kjo e mbajtur në Britani që nga viti 1953 e formuar nga "Music Magazine", përcjellë Klan Kosova
Dua me ‘Dont start now’ do konkurroj për çmimet ‘Kënga më e mirë në botë’ dhe ‘Kënga më e mirë në Britani’.
Çmimet do të ndahen më 12 shkurt në ‘O2 academy Brixton’ dhe Dua Lipa padyshim është kandidatja kryesore për të dy çmimet.
https://www.youtube.com/watch?v=oygrmJFKYZY
●●●
Shpërndaje këtë artikull
N
SHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.