Këngëtarja e njohur kosovare, Dua Lipa, ka qenë e pranishme në edicionin e 63-të të “Grammy Awards”.
Lipa ka shkëlqyer në tapetin e kuq me fustanin e saj ngjyrë rozë të hapur, i cili kishte një rrjetë me shumë detaje vezulluese.
Fustani i saj është dizajnuar nga brendi i njohur “Versace”. Këtë vit Lipa është e nominuar gjashtë herë për çmimet Grammy.

●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.