Agjencia hapësinore japoneze ka realizuar fotografitë e para të shkrepura nga një dron që operon në ISS (Stacionin Ndërkombëtare të Hapësirës).
Droni i ashtuquajtur Internal Ball Camera u dërgua që të bëjë fotografi dhe video të punës nga astronautët, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Droni mund të qëndrojë në ambient në zero gravitet dhe mund të operohet nga toka.
JAXA (Agjencia Aero-hapësinore Japoneze e Eksplorimit) tha që droni ishte dërguar në stacionin hapësinor në qershorin e hershëm, por vetëm tani ata kanë në posedim imazhet dhe videot e para të kapura nga ky dron.

●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.