Lajmet e fundit

Dronët rusë goditën një ndërtesë apartamentesh në portin e Detit të Zi të Ukrainës në Odesa vonë të premten.
Televizioni publik Suspilne ka thënë se është shkaktuar një zjarr i madh, duke cituar banorët e zonës në fjalë.
Media të tjera në qytet postuan pamjet video që tregojnë makina dhe ndërtesa të djegura dhe tym të dendur që ngrihej drejt qiellit, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.