Lajmet e fundit
31 vjecari ishte lojtar kyc për Real Madridin dhe Portugalinë, dhe ish lojtari i Chelsea ka thënë se ai duhet të shpallet lojtari më i mirë në botë.

Didier Drogba mendon se Cristiano Ronaldo meriton të shpallet lojtari më i mirë në botë dhe të fitojë të katërtin Top të Artë.
31 vjecari pati një kampanjë mbresëlënëse me Real Madridin dhe Portugalinë, duke fituar Ligën e Kampionëve, respektivisht Kampionatin Europian.
Dhe Drogba që tani luan për Montreal Impact mendon se Ronaldo duhet të shpallet më i miri këtë vit.
"Kam luajtur kundër Cristiano Ronaldo".
"Ai është lider dhe e meriton Topin e Artë për punën e madhe që ka bërë me Portugalinë dhe Real Madridin".