Lajmet e fundit
Sulmuesi i Chelseas, Didier Drogba duket se duket se do ta ndjek rrugën e Steven Gerrardit dhe Frank Lampardit.

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë do të largohet nga “Stamford Bridge”, dhe sipas mediave britanike, 37-vjeçari karrierën do ta vazhdojë në MLS të Amerikës.
Vet lojtari ka lënë të kuptohet se ai së shpejti mund të bëhet pjesë e MLS-së.
“Ka disa ekipe fantastike në Premier League, por dashurinë që kam për Chelsean nuk mund ta ndajë me një ekip tjetër anglez”, tha Drogba.
“Sigurisht se unë jam i interesuar për në SHBA”, theksoi Drogba, i cili me londinezët fitoj Premier Leaguen.