Lajmet e fundit

Ish-sulmuesi i Chelseas, Didier Drogba, ka thënë se mungesa e liderëve në zhveshtoren e Chelsea mund të jetë shkak që ata po kalojnë një kampanjë jo të mirë sivjet.
Futbollistët e Mou pozicionohen në vendin e 15 në kampionatin anglez, pas 13 ndeshjeve të zhvilluara.
“Gjatë kohës sime në Chelsea, kemi pasur plotë lider në ekip, jo vetëm vitin e fundit, por kështu ka qenë ndër vite”.
Në këtë rreth ai ka thënë se e përjashton kapitenin John Terry.
“Ne kishim Lampard, Cech, Terry, Ballack, Essien, Shevchenko, Makelele, isha unë, ishim lojtarë të mëdhenj, karaktere të mëdha”, ka thënë Drogba.
Ai ka thënë se aty është Terry, por edhe lojtarët e tjerë duhet të krijojnë një mentalitet sikur të tij, transmeton Klan Kosova.