15.05.2020 · përditësuar para 2244 dite1 min lexim
Kanë mbetur edhe pak minuta para se të jehojë zëri i këngëtarit Dritëro Shaqirit në Gjilan.
Ky koncert është organizuar nga televizioni Klan Kosova në kuadër të kampanjës “Rri n’shpi” me qëllim që t’i argëtojë qytetarët e Gjilanit dhe më gjerë në këtë kohë pandemie.
Këngëtari Shaqiri përmes një lidhje direkt në edicionin e lajmeve të orës 20:00 në Klan Kosova ka bërë të ditur se repertori është i përbërë kryesisht me këngë të vjetra.
Koncerti pritet të fillojë sonte (15 maj, 2020) në ora 21:30 dhe do të transmetohet në ekranin e Klan Kosovës.
https://www.youtube.com/watch?v=Usyo2pkEjW0
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.