Lajmet e fundit

Ashtu sikurse edhe aspektet e tjera të shtëpisë, dritaret janë duke ndjekur trendet aktuale të estetikes së përgjithshme të projektimit. Dritaret e mëdha të shtëpisë mundësojnë ndriçim dhe izolim të duhur, ndërsa e bëjnë hapësirën ku ju jetoni më unike dhe mbi të gjitha të rehatshme.
Që të arrihet ky efekt, duhet që fillimisht në projektim të bëhet orientimi i duhur i dritareve. Gjithashtu, dritaret i japin stil shtëpisë duke e konceptuar atë si moderne apo tradicionale. Krijimi i hapësirave të mëdha dhe kontakti me natyrën vazhdon të jetë trendi kryesor i vitit 2015.
Pavarsisht kushteve dhe mënyrës së projektimit të banesave në Shqipëri, ju mund t'i përshtasni dritaret e mëdha sipas ambjentit tuaj. / Living.al