Lajmet e fundit

Drita ka zhvilluar edhe stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes me Deçiçin.
Drita do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion, përveç Hamdi Namani i cili ishte i lënduar dhe tani sapo ka filluar të stërvitet me ekipin, njofton Klankosova.tv
“Sot ekipi ynë FC DRITA ka kryer edhe përgaditjet e fundit në prag të ndeshjes së dytë përballë ekipit të Deçiçit në kuadër të rundit të parë të Conference League. Ekipi është gati për këtë takim dhe treneri Ardian Nuhiu do ti ketë në dispozicion të gjithë futbollistët në përjashtim të Hamdi Namanit i cili ishte i lënduar prej kohësh dhe tani sapo ka filluar të stërvitet së bashku me ekipin”, thuhet në njoftimin e Klubit të Dritës.