Llapi kaloi në epërsi ndaj Dritës në minutën e 22-të.
Realizimi i Blendi Baftiut ishte i vetmi në pjesën e parë, pasi skuadrat nuk e gjetën më rrjeten kundërshtare.
Por vendasit nuk u dorëzuan, andaj në fraksionin e dytë u rikthyen në lojë, duke barazuar rezultatin.
Megjithtë me ndërhyrjen e sistemit VAR, ky gol u anulua, pasi paraprakisht sulmuesi Manaj kishte shkaktuar ndërhyrje të pa lejuar në Blakqorin e Llapit.
Por vetëm pak minuta më pas, sërish Drita barazon me anë të Albert Dabiqajt.
Gjilanasit që janë liderë të kampionatit, me fitore eventuale sot, do të shkëputeshin plot 5 pikë nga ndjekësi i parë, Ballkani, njofton Klankosova.tv.
“Xhebrailat” nuk shkuan mbrëmë më shumë se një barazim 1-1 kundër Prishtinës, andaj “Intelektualët” e kanë mundësinë që të krijojnë diferencë edhe më të madhe, para se të dielën të udhëtojnë në Suharekë për t’u përballur me kampionin aktual.
Nga ana tjetër ekipi nënkampion i Kosovës, ndodhet në zonën e barazhit, pasi me 16 pikë, ka prapa vetëm Ferizajin dhe Feronikelin’74, raporton Klankosova.tv.
Për t'u rikthyer në garë për pozitat e para, llapjanët duhet të lënë gjurmë në duelin e sotëm.
Drita – Llapi po transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platfromës kryesore shqiptare, Art Motion.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.