Lajmet e fundit

Kampionët e Kosovës në futboll, “Drita”, janë diskualifikuar nga Liga e Evropës.
Gjilanasit kanë barazuar në ndeshjen kundër skuadrës nga Luksemburgu “Dudelande”, por kjo nuk ka mjaftuar që "Intelektualët" të vazhdojnë tutje në Ligën e Evropës, pasi rezultati final ishte 2:3 në favor të ekipit kundërshtar.
Përkundër faktit që gjilanasit ishin dukshëm më të mirë në pjesën e parë, ata arritën që të shënojnë vetëm një gol, atë në minutën e 26-të nga Ardian Limani.
"Intelektualët" e humbën epërsinë në minutën e 47-të me golin e shënuar nga Stumpf.
Për t'ia vështirësuar punët edhe më shumë Dritës, pak minuta para fundit të ndeshjes, i sapo inkuadruari Zgjim Mustafa u ndëshkohuat me karton të kuq.
Drita e mbylli ëndrrën evropiane me një sukses të mirë, pasi arriti deri në çerekfinale të kualifikimeve në kuadër të Ligës së Evropës.