Skuadra gjilanase Drita ka barazuar pa gola me skuadrën çeke, Viktoria Plzen.
Ndeshja e parë e raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës u dominua nga mysafirët, gjë që e bëri Dritën të vuajë shumë.
Në krejt ndeshjen, ishte portieri i Dritës Florjan Smakiqi, ai që u shqua për pritje të rëndësishme.
Dhe kur po luheshin minutat e fundit të ndeshjes, Drita e pati një mundësi të mrekullueshme për të shënuar, mirëpo Albert Dabiqaj i gjendur i vetëm përballë portierit kundërshtar, huqi kuadratin dhe gjuajti jashtë portës.
Vlen të theksohet se skuadra çeke vitin e kaluar luajti në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ku për kundërshtarë kishte të mëdhenjtë e Evropës, Interin, Bayernin e Barcelonën.
Ndeshja e kthimit do të luhet në “Fadil Vokrri” më 3 gusht.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.