Lajmet e fundit

Drita e ka mposhtur Dukagjinin, me rezultat minimal 1-0, në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës.
“Intelektualët” golin e vetëm dhe të fitores e shënuan në minutën e 6’, me Ardian Limanin.
Dukagjini u mundua që ta gjejë golin e barazimit deri në fund të ndeshjes, por pa arritur dot.
Drita pas fitores mbetet lider me 27 pikë, pas 11 ndeshjeve, derisa Dukagjini renditet në pozitën e parafundit me tetë pikë. /Klankosova.tv/