Lajmet e fundit

Drita ka shënuar fitore të rëndësishme si mysafire e Drenicës në javën e pestë të Superligës së Kosovës.
Almir Ajzeraj e realizoi golin e parë në minutën e 14-të dhe Drita iku në pushim të pjesës së parë me avantazh.
Ndërkaq, goli i minutës së 55-të i realizuar nga Hamdi Namani ia siguroi fitoren klubit gjilanas.
Kjo fitore bën që Drita t’i arrijë 11 pikë dhe të jetë në vendin e dytë me pikë të barabarta me Ballkanin.
Në anën tjetër, Drenica pas tri fitoresh rresht, sot u njoftua me humbjen e parë e cila e la në kuotën e 10 pikëve në vendin ek atërt.