Lajmet e fundit

Klubi i futbollit, Drita ka njoftuar se e ka kompletuar stafin teknik me Nikolaos Karampetakis, i cili do të jetë ndihmës-trajner i Akis Vavalis.
“Klubi jonë FC DRITA ka kompletuar stafin teknik me ndihmes trenerin Nikolaos Karampetakis i cili iu bashkua klubit së bashku me trenerin Akis Vavalis”, thuhet në njoftim.
“Niko është prezantuar para lojtarëve së bashku me trenerin Vavalis dhe kështu klubi jonë në vazhdim të kampionatit do të jetë me staf të kompletuar”.
Vavalis u prezantua dje në konferencë për medie te Drita, ku tha se qëllimi i tij kryesor është titulli i kampionit. /Klankosova.tv.