Lajmet e fundit

Drita sonte me fillim nga ora 20:45 do ta kërkojë kualifikimin tutje në "Europa Conference League".
Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu, do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit kundër Deçiqit nga Mali i zi.
Ndeshja do të zhvillohet në Podgoricë në "Gradski Stadion".
Gjilanasit e kanë afër kalimin tutje ngase ndeshjen e parë të zhvilluar në "Fadil Vokrri" e fituan me rezultat 2:1.
Nëse Drita kalon në raundin e dytë, aty do të takohet me gjigantin holandez, Feyenoord.
Kundërshtari i njëjtë e pret edhe Deçiqin, gjithmonë nëse kalon tutje.
Kjo ndeshje transmetohet drejtpërdrejtë në Klan Kosova dhe Art Motion.