Drita ka humbur 0:1 në shtëpi nga Kopenhaga në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë kualifikues për në Ligën e Kampionëve.
Ishte Andreas Cornelius ai që realizoi për 0:1 në minutën e 42-të të takimit.
Pikërisht ndaj Corneliusit ishte ndërhyrja që i kushtoi me karton të kuq Liridon Balajt në minutën e 27-të.
Kështu danezët fituan me rezultat total 0:3 ndaj kampionit në fuqi të Kosovës që tash i mbetet të luftojë për një vend në Ligën e Evropës.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.