Lajmet e fundit

Drita ka mposhtur Trepça '89 me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të javës së 29 të Supërligës së Kosovës në Futboll.
Drita si mysafir gjeti fitoren përmes pikës së bardhë të penalltisë, ku i saktë u tregua Festim Alidemaj.
Herën e kaluar që këto dy ekipe janë përballur, Trepça '89 kishte mposhtur Dritën me rezultat 2-1.
Drita mbetet në vend të parë, tre pikë larg FC Ballkanit.