Lajmet e fundit

Drita – Deçiq, 2:1
90:00 Drita e ka fituar ndeshjen e parë të Konferencë Ligës përballë ekipit malazez, Deçiq, me rezultat 2-1.
“Intelektualët” ishin në disavantazh qysh në minutën e tretë të takimit ku për Deçiqin shënoi Ilir Camaj ndërsa vetëm pas shtatë minutash barazoi Almir Ajzeraj dhe më pas pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabatë, 1-1. Drita në pjesën e dytë e dominoi ndeshjen por tek goli arriti tek në minutën e 78-të të takimit ku Simonovski shfrytëzoi një pasim brenda zonës duke ia dhënë kështu fitoren Dritës. 78’ Drita ka kaluar në avantazh në minutën e 78-të të takimit me anë të Simonovskit i cili e shfrytëzoi një pasim brenda zonës duke i ndryshuar shifrat në favor të “Intelektualëve” në 2-1.
75’ Kanë mbetur edhe 15 minuta lojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet ku rezultati po vazhdon të jetë ende i pandryshuar ku “Intelektualët” po vazhdojnë ta rrezikojnë seriozisht portën e malazezëve por që nuk po arrijnë që t’i konkretizojnë në gol.
60’ Kanë kaluar një orë lojë në “Fadil Vokrri” ku rezultati mes Dritës e Deçiqit po vazhdon të jetë ai i minutës së 10-të.
46’ Ka nisur pjesa e dytë në mes Dritës dhe Deçiqit në “Fadil Vokrri” në kuadër të ndeshjes së parë të Konferencë Ligës
45:00 Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat të barabartë, 1-1 ku golin në ndeshje e shënoi Deçiqi me anë të Ilir Camaj ndërsa shtatë minuta më vonë Drita e barazoi rezultatin me golin e Almir Ajzeraj në minutën e 10-të të takimit.
30’ Kanë kaluar gjysmë ore lojë në mes Dritës e Deçiqit ku rezultati po vazhdon të jetë ende 1-1 pas dy golave të shpejtë të shënuara në dhjetë minutat e para të takimit.
15’ Kanë kaluar 15 minuta lojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet në ndeshjen e parë të Konferencë Ligës në mes të Dritës e Deçiqit ku të dyja skuadrat deri më tani shënuan nga një gol të shpejtë.
10’ Drita ka arritur që ta barazon rezultatin vetëm pas shtatë minutash ku u gjend në disavantazh. Golin për Dritën e shënoi Almir Ajzeraj pas një kthimi të topit duke i barazuar shifrat në 1-1.
3’ Deçiqi ka kaluar në epërsi përballë Dritës vetëm pas tre minutave lojë, ku pas një krosimi në zonë topi goditi shtyllën dhe goditjen e kthyer e shfrytëzoi Ilir Camaj për t’i dhënë avantazhin malazezëve.
1’ Ka nisur ndeshja në mes nën-kampionit të Kosovës në futboll, Dritës dhe nën-kampionit të Malit të Zi, Deçiqit në kuadër të Ligës së Konferencës.
Formacionet zyrtare:
Drita: Maloku, Blakçori, Cuculi, Jamal, Limani, Vuçaj, Jashari, Ajzeraj, Fazliu, Muja dhe Simonovski.
Deçiq: Popoviq, Ljuljduraj, Tuci, Nikoliq, Dresaj, Bozanoviq, Rugoviq, Kojaseviq, Vulaj, Pesukiq dhe Cama