Drita ka fituar në derbin lokal ndaj Gjilanit me rezultat 2:0.
Autorë të golave ishin Hamdi Namani dhe kapiteni i “Intelektualëve” Ardian Limani, njofton Klan Kosova.
Me këtë triumf, kampioni në fuqi është lider në tabelë me 53 pikë, ndërsa Gjilani mbetet në pozitën e katërt me 33 pikë.
Përveç kësaj ndeshje, sot u zhvillua edhe takimi tjetër në mes Arbërisë dhe Ballkanit, që përmbylli xhiron e 24.
Në këtë duel Ballkani korri fitore bindëse me rezultat 2:6.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.