Lajmet e fundit
Skuadra gjilanase do të mundohet ta shfrytëzojë përparësinë e terrenit vendase, që ta përmbysë rezultatin nga ndeshja e parë

FC Drita do ta luajë ndeshjen kthyese ndaj Dudelange, në të cilën synon që ta përmbysë rezultatin nga ndeshja e parë, në të cilën qe mposhtur me rezultat 2:1.
Por sonte Drita e ka avantazhin e terrenit vendas dhe në praninë e shumë tifozëve Intelektualët, ndaj mund të shpresojë në rezultat pozitiv.
Bekim Isufi paraqitet në këtë ndeshje me formacionin e tij tashmë të njohur 4-4-2, kurse kampioni i Luksemburgut ka një formacion ofensivë 4-3-3.