Lajmet e fundit

Si mysafir Drita ka fituar ndaj Llapit me rezultat 4-2.
Llapi filloi ndeshjen mirë me golin e Ahmed Januzit në minutën e dytë, mirëpo gëzimi i Llapit zgjati vetëm dy minuta, pasi që në minutën e katërt golin e barazimit e dha Xhevdet Shabani.
Në pjesë të parë u shënuan edhe dy gola të tjerë, një nga Festim Alidemaj i Dritës dhe një nga ana e Llapit nga Edon Sadriu, njofton Klan Kosova.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 2 me 2.
Pjesa e dytë nisi me presion të madh nga Drita.
Drita arriti në minutën e ‘69 të shënojë me anë të Xhevdet Shabanit dhe nwntw minuta më vonë shënoi edhe Prisley për ta dërguar rezultatin në 2 me 4 në favor të Dritës.
Rezultati final 2-4.
Ndeshja vlejti për xhiron e 28 të Supërligës se Kosovës në futboll.
Herën e fundit që Drita dhe Llapi janë takuar në kuadër të Supërligës, Drita fitoi me rezultat minimal 1 me 0.