Lajmet e fundit

Pavarësisht spekulimeve se sonte nuk do të zhvillohej ndeshja futbollistike e skuadrës së Dritës së Gjilanit, zëdhënësi i këtij klubi, Gentrit Murseli, për klankosova.tv e ka konfirmuar se me fillim nga ora 20:45 ky klub do të zhvillojë ndeshje kundër Dudelange në stadiumin olimpik Adem Jashari në Mitrovicë, e cila është e vlefshme për Ligën e Evropës.
Kampionët e Kosovës, ndeshjen e parë e humbën me rezultat 2:1 pavarësisht se kishin epërsinë minimale në pjesën e parë.