Drita dhe Prishtina kanë mbetur në barazim 0-0, në kuadër të javës së tetë në Superligën e Kosovës.
Pjesa e parë u karakterizua me shumë pak raste nga të dy anët, rastin e vetëm në ndeshje e kishte Drita me Hamdi Namanin, në minutën e 37-të.
Ndërsa, në pjesën e dytë Drita dhe Prishtina u munduan vazhdimisht që ta gjejnë golin e epërsisë, por që nuk arritën dot ta gjejnë.
Drita pas këtij barazimi kalon në pozitën e pestë, me 12 pikë pas tetë ndeshjeve.
Teksa, Prishtina gjendet në pozitën e gjashtë, me 10 pikë. /Klankosova.tv/.
90+4 Përfundon ndeshja mes Dritës dhe Prishtinës në barazim.
75' Besart Berisha debuton me Prishtinën.
70’ Rast ideal për Leotrim Bekteshin, por gjuan me kokë mbi portë.
60’ Kalon një orë lojë, Drita dhe Prishtina ende nuk e kanë gjetur golin e epërsisë.
46' Fillon pjesa e dytë.
45' Përfundon pjesa e parë mes Dritës dhe Prishtinës pa gola, rastin më të mirë në ndeshje e kishte Hamdi Namani në minutën e 37-të, të cilit golin ja pamundësoi portieri Ardit Nika, raste të tjera nuk kishte nga dy skuadrat, ishte një lojë e kujdesshme nga të dy anët.
42’ Kartoni i parë i verdhë në ndeshje për Betim Haxhimusën.
37’ Hamdi Namani i Dritës me rastin më të mirë në ndeshje, të cilit goditjen ia priti portieri i Prishtinës, Ardit Nika.
30’ Kalon gjysmë ore pa gola, “Intelektualët” nuk kanë pasur ndonjë rast të pastër për gol, ashtu si kryeqytetasit, është duke u zhvilluar një ndeshje e qetë me luftë në mesfushë.
15’ Kalojnë 15 minuta ende pa gola, Prishtina dhe Drita nuk kanë pasur asnjë rast per gol.
1’ Fillon ndeshja.