Janë përmbyllur ndeshjet e para të xhiros së 32 në Superligën e Kosovës në Futboll, ku fitore gjetën Drita dhe Gjilani, kurse Trepça ’89 i ndau pikët me Besën.
Spektakël i golave ishte ndeshja në mes të Arberias dhe Gjilanit, ku vetëm në pjesën e parë u shënuan katër gola, njofton Klan Kosova.
Besar Musolli u bë i pari në minutën e ‘5 që shënoi, e gjashtë minuta më vonë në minutën e ’11 ishte Marclei ai që barazoi për vendasit.
Almir Kryeziu e dërgoi në epërsi Arberin në minutën e ’20, por në minutën e ’39 ishte Gerhard Progni që e barazoi lojën për të shkuar në pushim me rezultat 2 me 2.
Pjesa e dytë nisi mirë për lipjanasit ku shënuan përmes Kreshnik Bahtirit në minutën e ‘53, por gjithçka u përmbys në dhjetë minutat e fundit ku me ndihmën e Gerhard Prognit në minutën e ’83 dhe Shend Kelmendit në minutën e ’89 e ndihmoi Gjilanin ta përmbyll ndeshjen me fitore.
Rezultati final 3-4 në favor të Gjilanit.
Lojë të mirë bëri edhe Drita, ku e dominoi Feronikelin me tre gola të shënuar, me anë të Festim Alidemajt në minutën e ’15 nga pika e bardhë, Astrit Fazliu në minutën e ’49 edhe Xhevdeti Shabanit në minutën e ’74.
Golin e nderit për Feronikelin e dha Marko Simonovski në minutën e ’83.
Rezultati final i ndeshjes 3-1 në favor të Dritës.
Ndeshja në mes të Trepçës ’89 dhe Besës përfundoi me barazim, edhe pse pjesa e parë përfundoi me avantazh të pejanëve, ku shënuan më ndihëm të Diellor Besenit në minutën e ’20.
Ndërsa për ta përmbyllur ndeshjen ishte Arbnor Muja i Trepçës që shënoi në minutën e ’64.
Rezultati final 1-1
Këto ishin ndeshjet e para të xhiros se 32 të Superligës në Futboll.
Ndërsa ndeshjet e tjera të kësaj xhiroje, luhen nesër ku pritet të përballet Drenica me Ballkanin dhe Llapi me Prishtinën, të dy këto ndeshje startojnë nga ora 15:00 drejtpërdrejtë në Artmotion.
Këto janë të gjitha golat nga ndeshjet e së shtunës:
https://www.youtube.com/watch?v=xPto3egvJVU
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.