Lajmet e fundit

Drita ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Ardian Limanin, për zgjatjen e kontratës.
Limani ka nënshkruar kontratë edhe për tri vite të tjera me klubin nga Gjilani, transmeton Klankosova.t.v
“Klubi ynë dhe kapiteni Ardian Limani do të vazhdojnë bashkë rrugëtimin edhe për tri vite të tjera. Në prani të Drejtorit Sportiv, z. Valon Zymberi, në ambientet e klubit sot kapiteni ynë ka nënshkruar kontratën e re”, thuhet në njoftimin e tyre.
Kujtojmë që Ardian Limani iu ribashkua Dritës në vitin 2017 dhe që atëherë është pjesë e rëndësishme e klubit gjilanas.