Lajmet e fundit

Drita ka barazuar pa gola me Malishevën, në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës.
Gjatë pjesës së parë, skuadra nga Gjilani rrezikoi disa herë portën e Malishevës, por pa gjetur golin e epërsisë.
Pjesa e dytë ishte thuajse përsëritje e pjesës së parë, pas asnjëra nga skuadrat nuk arriti të gjejë golin e fitores.
Drita, pas barazimit, mbetet në vendin e parë me 52 pikë, pas 26 ndeshjeve. Ndërkohë, Malisheva renditet në pozitën e shtatë me 29 sosh. /Klankosova.tv.