Drita ka barazuar në ndeshjen kundër Ballkanit me rezultat 1-1 ku të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me Xhevdet Shabanin në minutën e 17 të takimit ndërsa shifrat i barazoi Mirlind Daku në kohën shtesë të pjesës së parë.
Nga ky takim nuk pati më gola ndërsa me nga një pikë të fituar secila skuadër arrijnë në shifrën e 70 respektivisht 68 pikëve, transmeton klankosova.tv.
Në anën tjetër Prishtina ka arritur që ta mposhtë Feronikelin me rezultat 2-1.
Prishtina kaloi në epërsi qysh në minutën e katërt të takimit me Leonit Abazin ndërsa Feronikeli barazoi me autogolin e Gledi Micit në minutën e 22.
Golin e fitores për Prishtinën e shënoi Endrit Krasniqi në minutën e 69 të takimit dhe me këtë rezultat Prishtina arrin në kuotën e 75 pikëve, pesë më pak se Drita që ndodhet në pozitën e dytë, transmeton klankosova.tv.
Fitore të rëndësishmë për mbijetesë ka arritur që të marr edhe Trepça 89 ku në pjesën e dytë ka përmbysur rezultatin përball Gjilanit nga 0-1 në 2-1 dhe me këto tri pikë të fituara Trepça gjendet në pozitën e shtatë.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.