Lajmet e fundit

Mesfushori Danny Drinkwater, pritet që të mbetet te Chelsea pasi nuk ka arritur të gjejë klub tjetër, sipas raportimeve nga The Evening Standard.
29 vjeçari nuk ka arritur që ta gjejë veten në “Stamford Bridge” që kur erdhi nga Leicester City më 2017, dhe vitin e kaluar luajti vetëm një herë dhe atë pasi u inkuadrua nga banka rezervë.
Drinkwater pritet që ta nxejë stolin në ndeshjen e sotme miqësore që Chelsea e zhvillon kundër Red Bull Salzburg, edhe pse është aktivizuar më shpesh nën urdhrat e trajnerit të ri, Frank Lampard.