Banorët kanë biseduar për ofendimet e bëra brenda shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3 përgjatë këtyre 3 muajve.
Xheneta tha se Driloni ka ofenduar shumë femrat, ajo i tha Edonës se nuk do ta duronte të njëjtin nëse do ishte brenda shtëpisë.
Derisa Edona po i thoshte se të gjithë kanë ofenduar, Xheneta tha se të gjithë kanë kërkuar falje përveç Drilonit.
“Ne e pranojmë dhe kërkojmë falje, Driloni nuk e prann as nuk kërkon falje dhe vazhdon”, u shpreh Xheneta.
“Me atë që merresh, atë e rritë gjithmonë”, ia ktheu Edona në formë këshille.
Për më shumë detaje, ndiqni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=me_foDFGpuU
●●●
CDSHKRIMI NGA
Clirimtare Dukolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.