Sara në darkën e të nominuarve ka thënë haptas se është Driloni që sipas saj fiton çmimin e madh.
Sara madje listoi disa arsye se pse e sheh si fitues Drilonin teksa banorët iu revanshuan duke i thënë se si nuk e sheh vetën fituese po atë, transmeton Klankosova.tv.
“Unë besoj se Big-un e fiton Driloni, për shumë arsye në fakt por së pari duke parë se si është zhvilluar loja, ka treguar disa aftësi që arrin të mbledh shumë gjëra nga njerëzit që ka afër. Mëson shumë shpejt nga njerëzit që ka afër dhe është shumë i shkathët në mbledhjen e informacioneve dhe është shumë i qartë kur nis një muhabet se ku do ta qojë. Tani mendoj që ai do ta fitojë”, u shpreh Sara.
Por, për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=Ag2aqrvLOFw
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.