Lajmet e fundit

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i superligës Albi Mall i kanë ndarë çmimin “Ylli i javes” sulmuesit anësor të KF Malisheva ,Drilon Hazrollaj.
Ky vlerësm për Hazrollajn erdhi pas paraqitjes së tij fantastike në ndeshjen kundër Fushë Kosovës ku shënoi 3 gola dhe asistoi në një tjetër.
Ai u shpreh i lumtur për çmimin si dhe për një fillim të mbarë të edicionit në elitën e futbollit kosovar, transmeton Klankosova.tv.
“Çmimi ‘Ylli i javës’ është i pari për mua dhë sinqerisht jam shumë i lumtur. Kur shpërblehesh si më i miri i xhiros shtohet edhe motivi i punës. Falënderoj bashkëlojtarët dhe shtabin teknik të cilët më ndihmuan që unë të kem një performancë të tillë dhe të fitoj këtë çmim. E kemi filluar kampionatin mbarë dhe uroj që të vazhdojmë këtë ecuri pozitive edhe në xhirot e ardhshme", ka thënë Drilon Hazrollaj për faqen zyrtare të FFK-së.