Basketbollisti Drilon Hajrizi është kthyer në klubin e basketbollit Trepça pas disa viteve prej kur ishte larguar që aty.
Kthimin në këtë klub ai e ka përshkruar si “kthim i vetes sime”, transmeton Klan Kosova.
“Minatori është foleja ime. Trepça është fryma ime. Torcida është zemra ime! Krejt këto janë vetja ime! Unë po i kthehem vetes sime!”, ka shkruar Hajrizi, transmeton Klan Kosova.
“Si lojtar profesionist, largimi ishte i pashmangshëm. Si Drilon, e ndjej të nevojshme t'ju kërkoj falje për mungesën!”.
“Mirë se ju gjeta!”.
Prej kur është larguar nga Trepça, Hajrizi ka luajtur për skuadra si Sigal Prishtina dhe Peja.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.