Lajmet e fundit

Stinori 2022/23, në Ligën e Kampionëve, mbetet për tu harruar nga skuadra e Atletiko Madrid.
Madrilenët mbetën jashtë garave evropiane, për herë të parë pas 11 viteve.
Atletiko, mbeti në pozitën e katër në grupe të Champions Ligë, duke marrë vetëm një fitore nga gjashtë ndeshje.
Ajo që ra në sy nga këto ndeshje ishin paraqitjet e dobëta dhe për këtë fajtori kryesor po del të jetë trajner Cholo Simone.
Argjentinasi është trajneri më i paguar në botë.
Të ardhurat e tij vjetore kapin shifrën e frikshme prej 40 milion eurove në vit.
Por rezultatet e fundit kanë shtyer drejtuesit e ekipit nga Madridi të mendojnë për freski në pankinë.