Lajmet e fundit

“Sipas informacioneve që kemi, ministria ka pasur vendim që vetëm qumështores Vita t’i bëhet një kontroll e tij, çka ishte e panevojshme. Nuk ishte e nevojshme të bëhej gjithë ky spekulim media, dhe kjo iniciativë që është bërë me mbi 20 inspektorë të ndryshëm, për ta kontrolluar dhe inspektuar një kompani e cila ka arritur suksese jo vetëm në Kosovë, por edhe në Evropë është një kompani që ka arritur kriteret dhe ka standardet jashtëzakonisht të larta, për sa i përket përpunimit, prodhimit dhe infrastrukturës që ekziston në këtë kompani”, u shpreh Dreshaj në Klan Kosova.Pos tjerash, kreu i LBK-së, tha se ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, bashkë me dikasteret e tij, sipas Dreshajt, këtë të enjte bëri veprime të rrezikshme. Ndërsa tha se me këtë vendim, sipas Dreshajt, argati më i madh iu bë Serbisë.
“Për fat të keq, ministri i Bujqësisë me dikasteret e tij, sot kanë bërë veprime jashtëzakonisht të rrezikshme, të cilat dëmtojnë imazhin e të bërit biznes në arenën ndërkombëtare, e mbi të gjitha po rrezikon bujqit, blegtarët dhe sferat e tjera që janë të lidhura me kompaninë në fjalë”, tha ai në Klan Kosova. “Vendimet e qeverisë, e ministrit njëkohësisht, një vendim skandaloz mund ta quajmë, është tepër e rëndë, dhe në këtë periudhë kohore mund të themi se argatin më të madh po i bëhet Serbisë”, tha ai.