Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka më pak se një muaj që është themeluar dhe numri i të anëtarësuarve deri më tani kalon mbi 150 kompani.
Sipas kryetarit të kësaj organizate, Besart Dreshaj, ata janë në bisedime edhe me kompani të huaja që do të bëhen pjesë e LeBK.
Ai për KlanKosova.tv ka treguar se Lidhja do t’i ketë 17 departamente ku do të përfaqësohen të gjithë sektorët ekonomikë.
Duke përmendur sfidat më të mëdha të bizneseve, ai ka folur edhe për punën e qeverisë, por edhe situatën aktuale politike dhe ndikimin e saj në ekonomi.
INTERVISTA:
Ka më pak se një muaj nga vendimi për themelimin e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës. Si është marrë vendimi dhe çfarë është Lidhja?
Besart Dreshaj: Duke zhvilluar takime të ndryshme, të vazhdueshme me përfaqësues të bizneseve, të sektorëve të ndryshëm në Republikën e Kosovës dhe duke analizuar situatën, gjendjen e rëndë të bizneseve dhe zhvillimit ekonomik, ishte kërkesë e disa përfaqësuesve të bizneseve që është mirë që dikush që ka një përvojë në nivel qendror - dhe duke ditur problemet e ekonomisë - është mirë ta nisur procedurën e themelimit të një ode ekonomike. Dhe bashkërisht me këta përfaqësues të bizneseve kemi ndërmarrë hapin dhe kemi themeluar Lidhjen e Bizneseve të Kosovës.
A nuk kanë mjaftuar odat tjera dhe organizatat tjera të këtij formati që t’i mbrojnë të drejtat e bizneseve?
https://www.youtube.com/watch?v=KmV9fyliH2c
Kur thoni më ndryshe çka nënkupton kjo? Çfarë keni bërë më ndryshe kësaj periudhe nga momenti i themelimit?
Besart Dreshaj: Gjatë kësaj periudhe kohore kemi bërë të gjitha përgatitjet për t’i zhvilluar aktivitetet në terren. Kemi mbi 150 kompani që na janë bashkuar dhe jemi duke bërë analiza në sektorë të ndryshëm se ku qëndrojnë problemet e tyre. Një ndër sektorët, është i ndërtimit, që kemi vlerësuar që pothuajse është bllokuar harta zonale nëpër komuna prej dy vjetësh dhe pothuajse ka stagnuar ndërtimi komplet si rezultat i mosgjuhës së përbashkët të nivelit lokal edhe qendror. Bizneset dhe investitorët kanë mbetur pezull për shkak të mungesës së tyre. Po ashtu përvoja e njerëzve dhe ekipës tonë si Lidhje e Bizneseve të Kosovës që janë njerëz që kanë punuar në institucione të shtetit. Bashkimi i ideve dhe lidhja e ideve të këtyre njerëzve do të jetë dicka më ndryshe sesa deri më tani që kanë qenë. Nuk do të jemi as aleatë, po as kundërshtar i qeverisë. Do të jemi aleatë ateherë kur është mirë për të bërit biznes dhe kundërshtarë kur pengohet zhillimi ekonomik.
Thatë se janë mbi 150 kompani të anëtarësuara deri më tani. Çfarë profilesh janë ato?
Besart Dreshaj: Janë të të gjitha fushave dhe të të githa profileve të cilat zhvillojnë veprimatrinë e tyre në Republikën e Kosovës, por ka edhe disa investitorë të huaj që dëshirojnë të vijnë në Kosovë. Jemi në biseda me ta dhe shpejt do t’i zyrtarizojmë marrëveshjet me ato kompani që do të vijnë në Kosovë.
Cili është organogrami i Lidhjes së Bizneseve dhe sa departamente përfshihen brenda saj?
Besart Dreshaj: Sipas statutit të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, përpos kryetarit, është nënkryetari dhe bordi drejtues që është organi më i lartë që i bën politikat. Kemi 17 departamente të cilat do t’i përfaqësojnë të gjitha fushat e të bëri biznes; ekonomi, ndërtimit, fushën e ujërave, energjisë solare…
Nga ajo që keni parë deri më tani, çfarë i sfidon bizneset më së tepërmi?
https://www.youtube.com/watch?v=C5fNP9FEoYI
Po ndihma qeveritare dhe lehtësirat?
Besart Dreshaj: Qeveria është dukë bërë disa veprime të cilat janë të dëmshme për zhvillimin ekonomik dhe biznesit në përgjithësi. Arsyen nuk mund ta kuptoj, por mungesa dhe bllokimi i fondeve për investime kapitale është bllokim direkt i zhvillimit ekonomik. Investimet kapitale janë hallka, zinxhiri i zhvillimit ekonomik dhe impuls i jashtëzakonshëm që në mënyrë zinxhirore lidh të gjitha sektorët. Nëse mjetet për investime kapitale lëshohen në treg, do të ketë zhvillim zinxhiror tek bizneset.
Përveç kësaj, kohët e fundit ka edhe një mangësi/problem tjetër. Sanksionimi nga Bashkimi Evropian me fondet e IPA-së dhe MSA-së?
Besart Dreshaj: Përveç mjeteve financiare, sanksionimit që na ka prekur me grante, është dëmtuar edhe imazhi, sepse kompanitë serioze bëjnë elaborim dhe analizë deri në detaje për shtetin se ku duan të investojnë. Një shtet i cili ndodhet nën sanksione ndërkombëtare, investitorët nuk e shohin si opsion për të shkuar dhe investuar.
Në një raport të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, investimet e huaja kanë shënuar rritje për periudhën janar-korrik. Si shpjegohet kjo?
Besart Dreshaj: Ato investime kanë ardhur në patundëshmëri, por jo në fusha që ndikojnë në zhvillim ekonomik. Kosova duhet t’i orientojë politikat e saj për mbështetje dhe stimulim të prodhimit vendor. Duke mbështetur prodhimin vendor, që të kemi zhvillim më stabil dhe ta kemi një ekonomi më të fuqishme.
A nuk po e pengon situata politike këtë zhvillim ekonomik?
https://www.youtube.com/watch?v=uJVu1Dfu0W8
Kur e përmendët FMN-në, është ajo edhe Banka Botërore që kanë bërë parashikime për rritjen ekonomike për vitin e tanishëm, që është diku 3.0 deri në 3.7 përqind? Kjo rritje, sa është e mjaftueshme sipas jush?
Besart Dreshaj: Rritja me 2-3 përqind nuk ndikon fare. Duhet të jetë dyshifrore, jo vetëm një vit apo dy, por për 10 vjet në vazhdimësi, për të ndikuar direkt te mirëqenia qytetare. Këto dy vitet e fundit ka pasur edhe rritje të inflacionit, mirëqenia nuk ka ndryshuar. Rritja ekonomike që ka ndodhur nuk është vërejtur tek mirëqenia qytetare.
Me fillim e thatë se nuk jeni formuar si opozitë, por kur flasim për parashikimet e sivjetme, a janë ato edhe njëfarë vlerësimi i punës së qeverisë?
Besart Dreshaj: Ka anë pozitive edhe te puna e qeverisë, por ka mundur që bëhet edhe më shumë. Po të ishin liruar mjetet financiare të hynin në treg, investimet kapitale, mos të kishte pasur bllokim, po të kishte lirim të politikave fiskale, jam i bindur që rritja ekonomike mund ta kishte kaluar edhe 5-6 përqind.
Por qeveria s’është fajtore për ngjarjen që ndodhi në Basnjskë më 24 shtator. Kosovën po e pengon Serbia.
https://www.youtube.com/watch?v=uix66kcamz0
A është momenti që pas agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, bashkësia ndërkombëtare ta ndryshojë qasjen?
Besart Dreshaj: Faktori ndërkombëtar e ka kuptuar mesazhin e qartë që është e involvuar qeveria dhe shteti i Serbisë, në veprime të tilla terroriste. Jam i bindur që faktori ndërkombëtar – Evropa dhe mbi të gjitha Amerika, do të ndërmarrin veprime adekuate në ditët në vijim dhe se Kosovën e presin ditë të mirë. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta kuptojë se asetin e vetëm dhe të pazëvendësueshëm e ka Amerikën dhe se çdo veprim duhet të bëhet në koordinim me të.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.