Lajmet e fundit

Disejnatorja Drenusha Xharra përveç që ka dalë në lokacionin e ri ajo e ka sjell edhe koleksionin e ri, njofton Klan Kosova.
Ajo çka është më e veçanta e këtij koleksioni është se në mesin e 30-të veshjeve të cilat i ka prezantuar në atele, kësaj rradhe ka sjellur edhe veshje të nuserisë.
Vellot ishin ato që e kanë bërë tepër të veçantë koleksionin e saj më të ri.
Drenusha këtë koleksion e ka quajtur “My Closet” (dollapi im).
Ajo poashtu e ka ndarë atë në dy pjesë, veshjet me ngjyrë të kuqe me emrin “Drenusha Xharra Red” si dhe veshjet me ngjyrë të bardhë të cilat i ka quajtur “Drenusha Xharra White”.
Xharra tha se në këtë koleksion ka veshje të ndryshme.
“Është një lloj miksi i veshjeve me disa detaje që ndërlidhen me njëra-tjetrën, ka prej atyre më të thjeshtë deri tek ato më glamuroz”.
Poashtu Drenusha tha se inspirimin e fustaneve të nusërisë e ka gjetur tek fustani i nusërisë së nënës së saj.
Për më shumë detaje rreth këtij koleksioni, ndiqeni storien në vazhdim: