Drenusha është shprehur ashpër për Xhenetën teksa kjo e fundit në darkën e gjysmëfinalistëve tha se kur nuk ka argumente përdor fëmijët për t’u viktimizuar.
Drenusha u shpreh se gjithçka mund t’i bëjë Xhenetës, por ka refuzuar ta bëjë këtë teksa për të njëjtën u shpreh se nuk i ka shëruar plagët që nëna e saj e ka braktisur prandaj i mendon të gjitha nënat si e saj, transmeton Klankosova.tv.
“Kam thënë se nuk du me lëndu edhe kjo po më pengon prej saj kur tha se dikush ma ka kthy shpinën e më ka bë keq. Unë kurrë për at çikë (Xhenetën) keq nuk kam fol, kam dhënë mendim por asnjëherë keq nuk kam fol”.
“Le bre se çka muj me i bo unë asaj, gjithçka mundem me i bo po duke e marrë parasysh që është femër dhe qysh e ka pas historinë nuk du e prapëseprapë më tha po i shfrytëzon fëmijët dhe po viktimizohesh. Ajo lumturohet nëse dikush i lë fëmijët, krejt kënaqësinë e ka qaty. Por, unë e kuptoj se ajo brenda te kish pas jetën normal me nënën e saj – po ajo nuk e ka shëru as plagën e saj me psikologë dhe profesionit. Inatin e nënës së saj e shpreh tek personat e tjerë dhe mendon se të gjitha nënat janë si e saj”, u shpreh Drenusha.
Por, për më shumë detaje, shiheni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=NkXRBZkZFfY
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.