Lajmet e fundit

Drenica ka shënuar fitore minimale ndaj Prishtinës në javën e 24-t të Superligës.
Një gol i Osman Mëziut shtatë minuta pas fillimit të pjesës së dytë ia siguroi tri pikët klubit kuq e zi.
Prishtina tani mbetet në pozitën e parë me 43 pikë, dy më shumë se Drita në vendin e dytë, por që kjo e fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërsa Drenica bën një hap para drejt mbijestesës, pasi që tani ka 36 pikë në vendin e tetë.