Lajmet e fundit

Drenica ka triumfuar ndaj Drenicës, me rezultat 3-1, në kuadër të javës së 35-të në Superligën e Kosovës.
Pjesa e parë është karakterizuar me shumë raste, por që në fund u mbyll pa gola.
Në pjesën e dytë, të parët në epërsi kaluan mysafirët me Lumbardh Dellovën, në minutën e 53-të, derisa më pas Drenica përmbysi rezultatin.
Fillimisht shënoi Armend Abazi, në minutën e 58-të, derisa golin e epërsisë Genc Hamiti, në minutën e 73-të. Krejt në fund Kreshnik Uka e vulosi fitoren e Drenicës.
Drenica pas fitores renditet në vendin e 7-të me 47 pikë, pas 35 ndeshjeve. /Klankosova.tv/