Lajmet e fundit

Drenica ka shënuar fitore ndaj Flamurtarit me rezultat 2:0 në përballjen e vlefshme për javën e 27-të të Superligës së Kosovës.
Dy golat e Denis Peposhit në minutën e 73-të dhe të dytë të lojës shtesë, ia siguruan drenicasve fitoren mjaft të rëndësishme në luftën për mbijetesë.
Kjo fitore gjen Drenicën në pozitën e tetë me 39 pikë, katër pikë larg zonës së rrezikut.
Ndërkaq Flamurtari pothuajse është drejt rënies nga liga pasi që gjendet në pozitën e 11-të me 15 pikë.