Lajmet e fundit

Sot nis faza e dytë e Ipko Superligës ku do të luhen tri ndeshje, por më interesantë pritet të jenë tri tjerat që do të zhvillohen të shtunën.
Kjo e premte sjell përballjet: Ferizaj – Flamurtari, Ballkani – Liria dhe KEK-u – Drita, njofton Klan Kosova.
Të shtunën kryesuesi i tabelës, Feronikeli do të masë forcat me Trepçën 89’ e cila nuk është duke pasur nj sezon të mirë duke u pozicionuar e teta.
Luftë për vendin e tretë do të zhvillojnë Drenica dhe Llapi, ku këta të fundit u ikin vetëm dy pikë drenicasve, kurse Prishtina për të mbetur në hapë me Feronikelin për vendin e parë do të duhet të mposhtë Gjilanin.