Drenica ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim ndaj Gjilanit me rezultat 0-1, në një ndeshje ku vendosi një gol nga pika e bardhë. Autor i golit të vetëm ishte Kreshnik Uka, i cili realizoi saktë nga penalltia.
Kjo ishte hera e dytë këtë edicion që Drenica arrin të fitojë në fushën e Gjilanit, duke marrë tre pikë shumë të vlefshme.
Humbja duket se i zbeh ndjeshëm shpresat e Gjilanit në garën për titull, pasi diferenca me ekipet në krye mund të bëhet vendimtare në javët e mbetura të kampionatit.
Nga ana tjetër, kjo fitore i jep frymëmarrje Drenicës, e cila ngjitet në pozitën e tetë nga fundi dhe vazhdon luftën për mbijetesë.
Në javën e ardhshme, Drenica do të jetë nikoqire e Malisheva, ndërsa Gjilani do të udhëtojë për t’u përballur me KF Llapi.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.