Drenica e ka fituar ndeshjen në stadiumin "Bajram Aliu" kundër Prishtinës duke e përmbysur rezultatin.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët nga kryeqyteti, pasi nga pika e bardhë shënoi Genc Hamiti, në minutën e 52-të.
Rezultati u barazua në minutën e 77-të me Gavazajn derisa tetë minuta më vonë realizoi Armend Pllana për 2:1.
Ekipi i drejtuar nga Ismet Munishi, pas tetë javësh renditet i treti me 11 pikë derisa Drenica i ka po aq pikë në vendin e katërt.
Ndeshja Drenica- Prishtina, u transmetua drejtpërdrejtë në Klan Kosova dhe platformën Artmotion.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.